Lajme Shqip Monday, 21 March 2011 13:13

Tokio – Tym i bardhë filloi të ngritet mbi Reaktorin e dytë të centralit bërthamor japonez “Fukushima 1”, ndërsa mbi Reaktorin e tretë më nuk po vërehet tym.

Para disa orëve, punonjësit u evakuuan nga kompleksi i bërthamores “Fukushima 1”, pasi që kompania “Tokio elektrik pauer ko” (TEPKO) njoftoi se tym ngjyrë hiri është vërejtur se po ngritet mbi ndërtesën, ku ndodhet reaktori i tretë.

përkohësisht, përderisa të bëhet vlerësimi i situatës.

Të punësuarit në kompaninë tentojnë t’i ftohin reaktorët dhe shufrat bërthamore, për ta vendosur situatën nën kontroll të centralit, nga e cila rrjedh radiacioni.

Disa kabllo elektrike janë lidhur me të gjithë gjashtë reaktorët bërthamor në “Fukushima 1”, kumtoi TEPKO.

Dy reaktorët e fundit, të cilët ishin të lidhur me rrjetin elektrik, janë reaktori i Tretë dhe i Katërt, të prekur më keq në centralin.