Lajme Shqip Monday, 04 July 2011 14:51

Paris – Barack Obama është shpallur i vdekur në Twitter, thekson edicioni elektronik i “La Figaros”.

Në fillim të ditës, parapaguesit e emisionit “Foks News”, në “Twitter” panë mes titujve se presidenti i SHBA-së ka vdekur.

Lajmi i rremë është vepër e një grupi hakerësh nga “Script kids”, të cilët kanë arritur të hynë në sistemin kompjuterik të televizionit.

Në komunikatën e parë nuk ka pasur informacione të tjera, ndërsa më vonë sqaruan se bëhet fjalë për vrasje dhe se Obama është vrarë me dy plumba në qafë.

Në komunikatën e fundit i jepej mbështetje nënkryetarit Josepf Biden. Profilin @FoxNeësPolitics e përcjellin mbi 33.000 njerëz. Televizioni nuk ka dhënë koment.