Lajme Shqip Thursday, 24 March 2011 13:08

Stamboll – Dy fregata të FDU-së turke lundrojnë nga bregu i Libisë, ndërsa dy fregata të tjera edhe një nëndetëse janë në rrugë për në Libi, deklaroi mbrëmë komandanti i FDU-së turke Jigit Ugur.

Anijet turke do të marrin pjesë në operacionin e NATO-s për mbrojtjen e embargos të armëve ndaj Libisë.

FDU turke  duhet të marrin miratim nga parlamenti  i cili sot do të ketë seancë të posaçme në lidhje me operacionet e NATO-s.

Sipas Ugur, përgatitjet e anijeve turke të cilat do të marrin pjesë  në operacionet e NATO-s është bërë që të mundet menjëherë  të inkuadrohen në aksion pasi parlamenti do ta miratojë misionin.

Turqia do të sigurojë edhe një anije për mbështetjen e misionit të NATO-s ndaj Libisë. Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan deklaroi se Turqia asnjëherë nuk ka përdorur armë ndaj Libisë.

Ushtarët rumunë nuk do të marrin pjesë në luftën në Libi

Presidenti rumun Trajan Basesku deklaroi se ushtarët rumunë nuk do të marrin pjesë në luftën në Libi.

“Vendosëm në Detin Mesdhe ta dërgojmë fregatën “Mbreti Fredinand”, por ajo nuk është dërguar në luftë.

Asnjë granatë nuk do të qëllohet nga fregata ndaj Libisë.

Roli i anijes është vetëm t’i ndalojë anijet, të cilat mund të transportojnë armë për në Libi”, tha Basesku.

Ai theksoi se duke e miratuar këtë vendim udhëheqësia rumune ishte obliguar të manifestojë solidaritet me aleatët e NATO-s ” pa marrë parasysh a na pëlqen kjo apo jo”.

“Nuk pajtohem me intervenimin ushtarak në Libi, siç thashë më 11 mars”, theksoi Basesku. Ai kujtoi se atëherë ka thënë se operacioni i këtillë duhet të jetë i ligjshëm dhe të kryhet nën urdhërim  e NATO-s së bashku me shtetet arabe.