Lajme Shqip Wednesday, 09 September 2015 11:54

Turqia ka zbarkuar trupat ushtarake, përgjatë kufirit me Irakun veriorë, për herë të parë që nga viti 2011.

Ky vendim i Ankarasë zyrtare vjen pas sulmeve nga ana e militantëve kurdë, duke lënë të vdekur 31 ushtarë turq.

Sipas Agjencisë shtetërore të lajmeve Anatolia, 150 trupa kanë hyrë në Irakun veriore, me qëllim të “shkatërrimit” të disa bazave të militantëve të Partisë Punëtore të Kurdëve, të cilët kanë arritur të largohen nga Turqia, pas sulmeve.

Kjo betejë po vazhdon krahas përpjekjeve të SHBA-së, për të përfshirë edhe rajonin në luftë kundër grupit të Shtetit Islamik.

Autoritetet turke nuk kanë dhënë ndonjë kohë të saktë për operacionet në Irakun veriorë edhe pse një zyrtarë ka deklaruar se ky është një operacione i shpejtë.

Turqia po vazhdon edhe sulmet ajrore kundër kampeve të rebelëve në rajon.