Lajme Shqip Sunday, 23 March 2014 15:50

Një avion ushtarak sirian është qëlluar dhe rrëzuar pranë kufirit më Turqinë. Agjencia e lajmeve BBC njoftoi se avioni ushtarak është rrëzuar shumë pranë kufirit dhe se vetë kryeministri Taip Erdogan ka marë përsipër goditjen e avionit sirian. 

“Avioni dhunoi hapësirën ajrore të Turqisë”, tha Edrogan. 
Kryeministri turk përgëzoi forcat ushtarake për këtë mision. 
Incidenti ndodhi në zonën e njohur ku rebelët sirianë dhe forcat e qeverisë luftojnë për të pasur nën kontroll pion kufitare. 

Ndërkaq qindra civilë kanë kaluar kufirin sirian drejt Turqisë me qëllim që ti shpëtojnë konfliktit 3-vjecar që po shkatërron vendin. 
Më shumë se 100 mijë persona janë vrarë që prej nisjes së konfliktit sirian. 
Sipas OKB, 6.5 milionë sirianë janë përfshirë nga lufta civile, ku 2.5 milionë janë larguar si refugjatë nga vendi. 

Mikpritësi më i madh i refugjatëve është Libani, më pas Jordania dhe i treti Turqia.