Lajme Shqip Thursday, 12 May 2011 00:49

Stamboll – Ministri i Turqisë së Punëve të Jashtme dhe kryetari i Komitetit të ministrave të Këshillit të Evropës, Ahmet Davutogllu e nënshkroi konventën për luftë me dhunën dhe dhunën familjare ndaj grave, transmetuan mediat amerikane.

Konventa e sotme në Stamboll, u hap për nënshkrim para fillimit të seancës së 121 të Komitetit të ministrave të Këshillit të Evropës.

Deri më tani 13 shtete e kanë nënshkruar këtë konventë. Përveç Turqisë, këtë e kanë bërë edhe Austria, Gjermania, Greqia, Islanda, Mali i Zi, Portugalia, Finlanda, Franca, Spanja, Suedia, Sllovakia dhe Luksemburgu.

Konventa kërkon prej vendeve që të ndërmarrin masa, duke u thirrur në kodin penal për luftë kundër dhunës ndaj grave dhe parashikon vendosje të ndihmës shtetërore, pa pagesë për viktimat e dhunës.

Komiteti i ministrave e miratoi konventën në Strazbur, më 7 prill dhe me këtë, dhuna ndaj grave për herë të parë kategorizohet si shkatërrim i të drejtës së njeriut dhe diskriminim.

Edhe pse kjo është konventa e parë e Këshillit të Evropës, ajo është hapur për pjesëmarrje edhe për shtetet që nuk anëtarësohen në këtë organizatë.

Turqia, nga fillimi ishte njëra ndër ithtarët më të fuqishme të konventës dhe në mënyrë aktive mori pjesë në përgatitjen e dokumenteve.