Lajme Shqip Friday, 24 February 2012 16:47

Nikosi-Turqia nuk do të hapë kapitull të ri nga negociatat nëse Qiproja merr kryesimin me BE-në si gjysmë shteti, deklaroi sot ministri turk për BE-në, Egemen Bagash, cituar nga mediat qipriote.

Bagash mori pjesë dje në mbledhjen e 68-të të Komisionit të përbashkët parlamentar mes BE dhe Turqisë.

“E dimë se viti 2012 nuk do të jetë i lehtë për rrugën evropiane të Turqisë. Shkaqet janë zgjedhjet presidenciale në Francë në maj dhe fakti se në muajin korrik presidencën me Unionin e mori drejtoria e cila përfaqëson gjysmë ishulli”, theksoi Bagash.

Ministri i Turqisë shtoi se Nikozia merr presidencë mbi 500 milionë persona nga Evropa pa se para kësaj të ketë zgjidhje për problemin e Ishullit.

Ai shtoi se nëse deri në muajin korrik çështja qipriote nuk zgjidhet, dhe “Qiproja e bashkuar” të jetë në krye të BE-së, Turqia nuk do të hapë kapituj të rinj në negociatat me Brukselin.

Sipas tij, vitin e ardhshëm Turqia do të ballafaqohet me “një perspektivë dhumë të ndryshme”. Deklarata e Bagashit u bë pasi eurodeputeti grek Takis Haxhigeorgiu deklaroi se Turqia duhet të marrë masa për dalje nga “qorrsokaku” në negocitatat me BE-në.

Qiproja është e ndarë në dy pjesë prej vitit 1974, ndërsa pas negociatave të pasuksesshme për bashkim nga viti 2004, vetëm Republika e Qipros hyri në BE. Në muajin korrik ata marrin presidencë me BE-në për periudhën prej gjashtë muajve. (LajmeShqip.com)