Lajme Shqip Sunday, 27 March 2011 15:51

Ankara – Turqia planifikon të kandidatohet për anëtare jo të përhershme të Këshillit për Siguri të OKB-së për periudhën 2015-2016, paralajmëroi ministri turk i Punëve të Jashtme, Ahmet Davutogllu.

Ai theksoi se gjatë pesë-gjashtë viteve të kaluara, Qeveria ka marrë vendim për rol aktiv të shtetit në organizatat ndërkombëtare.

Turqia ishte anëtare jo e përhershme e KB-së në vitin 2009-2010.

Davutogllu deklaroi se në vitin 2023, kur do të festohet 100-vjetori nga Republika turke, Turqia me siguri do të jetë anëtare e Bashkimit Evropian.