Lajme Shqip Friday, 04 September 2015 10:11

Autoritetet turke kanë arrestuar katër persona për të cilët besohet se janë përgjegjës për mbytjen e 12 sirianëve ku në mesin e tyre ka qenë edhe djaloshi tre vjeçar Aylan Kurdi, foto e të cilit ka bërë që e gjithë bota të preket thellë në shpirt.

Janë arrestuar personat që kanë kontrabanduar njerëz nëpërmes Mesdheut ku në dy barka kanë qenë 12 sirianët që janë fundosur dje në det.

Aylan Al-Kurdi dhe vëllai i tij më i madh Galipi, të mbytur dje kur një barkë e vogël u fundos në brigjet e detit turk

Fotografia e djalit si dëshmi tronditës e tragjedisë së refugjatëve ka nxitur reagime emocionesh në mbarë botën dhe aksioni i shpejtë i Turqisë në bregdetin e së cilës është gjetur trupi i tij nuk ka munguar, transmeton agjencia franceze AFP.

Janë arrestuar katër shtetas sirianë të moshës mes 30 dhe 14 vjeç që merren me kontrabandë me njerëz.