Lajme Shqip Wednesday, 17 August 2011 20:51

Ankara – Turqia mblodhi 150 milionë dollarë ndihmë për Somalinë dhe vendet tjera afrikane, deklaroi presidenti turk Abdulla Gjyl para takimit në Stamboll me presidentin somalez Sheik Sharif Ahmed.

Gjyl theksoi se bisedat janë në suaza të seancës së jashtëzakonshme të Organizatës të konferencës islamike (OKI), kushtuar  çështjea për problemet me thatësirën dhe ushqimin në Afrikë.

Njëqind e pesëdhjetë milionë dollarët e mbledhura do të shfrytëzohen për blerje dhe dërgim të ndihmës humanitare, ushqim dhe barna në vendet më të prekura afrikane.

Turqia ishte një nga iniciatoret më kryesore në takimin e jashtëzakonshëm të OKI-së.