Lajme Shqip Monday, 08 October 2012 12:13

Siri – Artileria turke ka vazhduar të  godasë ushtrinë siriane, për të pestën ditë me rradhë, pas sulmit në fshatin kufitar te Akçakales, ku të mëkurën, humbën jetën pesë civilë. Ushtritë e të dy vendeve po i kundërpërgjigjen sulmeve të njëra tjetrës. Predhat e ushtrisë së Damaskut, ranë dje pranë një ndërtese publike në afërsi të qendrës së fshatit, por sic raporton televizioni turk NTV, nuk pati viktima sepse banorët e Akcakales janë shpërngulur. Është kundërpërgjigjur menjëher ushtria turke.

Bashkësia ndërkombëtare dënoi me forcë incidentin e së mërkurës në Akcakale dhe shprehet e frikësuar për eskalimin e situatës. Këshilli i Sigurimit, përmes një projekt/resolute, tha se “ngjarja dëshmon ndikimin e rëndë të krizës në stabilitetin dhe paqen e rajonit”. Vetëm një ditë më vonë, parlamenti turk autorizoi operacionet e ushtrisë përtej kufirit si dhe goditjen e shenjestrave siriane. Të premten, Turqia zhvendosi tanket dhe kundra-ajrorët në Akcakale, megjithëse kryeministri turk, Rexhep Taip Erdoan tha se vendi i tij nuk kërkon luftën me fqinjin, dikur aleat i vendit të tij.

Ndërkohë në Alep po intensifikohet beteja mes ushtrisë siriane dhe kryengritësve të cilët morën një postë kufitare të ushtrisë, pranë provincës kufitare turke te Hatait.
Agjensia franceze e lajmeve AFP raportoi se avionet ushtarakë vunë në shënjestër dhe bombarduan, lagjet nën kontrollin e kryengritësve, Bab al-Hadid dhe Shaar. Trupat pro-qeveritare vazhdojnë ofensivën në Damask dhe Homs.  Sipas aktivistëve siriane mbi 30 mije persona kanë humbur jetën gjatë kryengritjes kundër presidentit Bashar Al Asad. (LajmeShqip.com)