Lajme Shqip Saturday, 02 April 2011 11:12

Ohër – Sipas shembullit të Asociacionit ballkanik të hotelierëve, tur-operatorët ekzistues, të zgjeruar me shtetet e tjera të rajonit, do të formojnë shoqatë të veten, me qëllim të qasjes së përbashkët më të suksesshme turistike në tregun botëror.

Përfaqësues të shoqatave nacionale të tur-operatorëve të Maqedonisë, Kroacisë dhe Serbisë, në takimin e tretë të punës të mbajtur në Ohër dhe Strugë, i shqyrtuan mundësitë për rregullimin e asociacionit të ardhshëm, mënyrën në të ciliën ai do të funksionojë, si dhe rregullat sipas të cilave do të përcaktohet qasja e përbashkët në tregun botëror të turizmit, të caktuar nga kërkesat specifike të rrjedhave bashkëkohore turistike, siç do të ishte një i ashtuquajtur “tur ballkanik”, në të cilin do të përfshiheshin destinacionet më përfaqësuese të shteteve-anëtare të asociacionit.

Bëhet fjalë për bashkim të sërishëm të rajonit përmes një prodhimi turistik ballkanik.

Ky është takimi i tretë me radhë i përfaqësuesëve të agjencive nacionale turistike dhe tur-operatorëve nga rajoni, pas takimeve të mbajtura në Pulë dhe Zlatibor. Takimi i katërt do të mbahet në Slloveni.

Tur-operatorët nga rajoni përmes “Turit ballkanik” synojnë tregun botëror të turizmit. Aty nuk janë ende Shqipëria, Kosova e Mali i Zi.