Lajme Shqip Friday, 01 April 2011 08:39

Tunisi – Ekipet shpëtuese të Tunizisë gjetën trupat e 27 emigrantëve ilegal në ujërat e Detit Mesdhe.

Fatkeqësia ka ndodhur kur të dy varkat, me të cilat kanë udhëtuar, janë përmbysur. Emigrantët kanë qenë në moshë prej 19 deri në 43-vjeçare.

Nga protestat në Tunizi, me të cilat kah mesi i muajit janar është ndërruar presidenti Zin el Andin Ben Ali, një numër i madh i qytetarëve të Tunizisë filluan ta braktisin vendin. Numri më i madh i emigrantëve ilegal nga Tunizia vendstrehim gjetën në ishullin italian Lampeduza, që është në largësi të bregut të Tunizisë prej 113 kilometrave.