Lajme Shqip Monday, 10 August 2015 08:35

Donald Trump ka mbrojtur marrëdhëniet e tij më gratë, duke i quajtur ato të “shkëlqyera”, por duke u ndalur tek prezantuesja “FOX News”, ai ka refuzuar që t’i kërkojë falje.

Miliarderi, i pakënaqur nga pyetjet e drejtuara prej Megyn Kelly, prezantuese e “Fox” tha se “asaj po i del gjak nga sytë…po i del gjak ngado”, duke nënkuptuar menstruacionet, transmeton Top Channel.

Mirëpo, Trump deklaroi për “ABC” të dielën se vetëm një “person i sëmurë” mund të interpretonte fjalët e tij në atë mënyrë.

Trump u shpreh se ka marrëdhënie të shkëlqyera me gratë në biznes.

“Ato janë fenomenale. Kam shumë femra që janë në pozita udhëheqëse. Ato bëjnë një punë të jashtëzakonshme dhe për këtë i paguaj me shifra të mëdha. Ato bëjnë para për mua dhe për veten e tyre”, u shpreh Trump.