Lajme Shqip Saturday, 19 September 2015 13:13

Edhe një fëmijë sirian është gjetur në brigjet e detit Egje në Turqi vetëm disa javë pasi që bota u trondit nga fotografia e djalit Aylan Kurdi i cili po ashtu u mbytë në ujërat e detit.

Trupi i pa jetë i vajzës katër vjeçare është gjetur në plazh të qytetit Çesme në krahinën Izmir, disa metra nga ky vend është përmbysur në ujë barka që barte 15 sirianë drejt ishullit grek Hios.

Rojet bregdetare kanë arritur t’i shpëtojnë 14 sirianët, në mesin e të cilëve ishin edhe tetë fëmijë, ndërkaq siç raportohet vajza është viktima e vetme.