Lajme Shqip Monday, 26 March 2012 11:54

Athinë- Ekspertë të treshes së kreditorëve ndërkombëtar nga BE-ja, BQE-ja dhe FMN-ja sot arrijnë në Athinë për të punuar në përgatitjen e masave të reja të kursimit, në lartësi prej 11,6 miliardë eurove, që do të kyçen në programit afatmesëm për stabilizim të ekonomisë greke.

Inspektorët e huaj do ta kontrollojnë gjendjen financiare të Greqisë pas marrëveshjes së re të vituar kreditore, për të konstauar se në çfarë shkalle vendi është përballur me kërkesat dhe të japin kahje për përpunimin e dhjetëra masave dhe ndryshimeve struktiore, të ndërmarra si obligim për realizim nga ana e Qeverisë në Athinë, në këmbim të ndarjes së kredisë së dytë.

Shefi i treshes, por edhe përfaqësues të Komisionit Evropian dhe eurozonës, qartë bënë me dije se periudha parazgjedhore, në të cilën ndodhet tani Greqia, nuk është shkak për ngadalësim të reformave.

Kërkesat e ashpra në marrëveshjen e re kreditore parashohin që Greqisë t’i imponohet dënimi nëse nuk i përmbush kushtet, amdje edhe vetëm për një transhë nga marrëveshja e re për kredinë e dytë.

Ekipi teknik i treshes do ta kontrollojë zbatimin e masave në lartësi prej 3,2 miliardë eurov, ashtu që të mos lejohen lëshime gjatë mbushjes së buxhetit për vitin 2012, e gjithashtu edhe ta përgstisë rikapitalizimin e bankave greke. (LajmeShqip.com)