Lajme Shqip Thursday, 14 April 2011 13:52

Tripoli – Të paktën tetë persona e humbën jetën në sulmin e sotëm të forcave të liderit libian, Moamer Gadafi mbi qyteti Misrata, i cili gjenden rreth 200 kilometra në lindje nga Tripoli, deklaroi një përfaqësues i kryengritësve.

Kryengritësit paralajmëruan se forcat e Gadafit në këtë qytet, në pjesën qendrore të të cilit sulmi ende po zgjat, do të kryejnë masakër derisa NATO-ja nuk i përforcon sulmet mbi forcat e regjimit.

“Sot në mëngjes janë gjuajtur raketa ‘Grad’ mbi lagjen e njohur si Kasër Ahmad, në afërsi të portit. Në këtë pjesë janë gjuajtur të paktën 80 raketa”, deklaroi në një bisedë me telefon Abdelbaset Abu Mzereik, duke theksuar se në sulmin e sotëm janë vrarë të paktën tetë persona, ndërsa 20 janë plagosur.

Viktimat në sulmin e sotëm janë civilë, ndërsa numri i të plagosurve me siguri do të rritet, deklaroi Mzereik, duke theksuar se në sulmet e sotme mbi Misrata janë vrarë të paktën pesë civilë, ndërsa 37 persona janë plagosur.

Misrata është qyteti i tretë në Libi sipas madhësisë dhe është pikëmbështetja e vetme më e madhe e kryengritësve në pjesën perëndimore të vendit.