Lajme Shqip Monday, 11 April 2011 06:46

Tripoli – Aviacioni i NATO-s shkatërroi disa tanke në afërsi të Axhdabias dhe Misratas, duke insistuar që ta pengojë përparimin e forcave të Gdafit, transmetuan mediumet britanike.

Në operacionet gjatë ditës së djeshme janë shkatërruar 25 tanke të ushtrisë libiane – 11 në afërsi të Axhdabias dhe 14 në një paralagje të Misratas, kumtoi NATO.

Raportuesit britanikë theksojnë se kanë parë 15 kufoma të karbonizuara përreth automjeteve të djegura, në dy vende me distancë mes veti rreth 300 mera, në paralagjen perëndimore në Axhdabia.

“Gjendja në Axhdabia dhe posaçërisht në Misrata është e pashpresë për ata libianë të cilët brutalisht janë bombarduar nga regjimi i Gadafit”, deklaroi gjenerali kanadez, Sharl Bushar, i cili komandon me operacionet e NATO-s në Libi.