Lajme Shqip Wednesday, 20 April 2011 19:00

Tripoli – Forcat e NATO-s kanë kryer sulme ajrore mbi disa qytete libiane, mes tyre edhe Sirt, vendlindja e Moamer Gadafi, kumtoi televizioni shtetëror libian.

Sulmet janë orientuar mbi objekte ushtarake për komunikim dhe stacionet bazë të operatorëve mobilë.

Nuk kumtohet se çfarë dëme janë shkaktuar dhe kur janë kryer sulmet.

“Infrastruktura telekomunikuese, transmetuesit televiziv dhe të radios në disa qytete libiane janë bombarduar nga aeroplanë ushtarakë të agresionit kolonial të kryqtarëve”, njoftoi televizioni “Al Libia”.

Funksionarët perëndimorë pohojnë se NATO-ja në shënjestër ka vetëm objekte ushtarake në pajtim me operacionin me mandat të KB-së për imponinimin e zonës së fluturimeve të ndaluara dhe për mbrojtjen e popullatës civile libiane nga forcat e Moamer Gadafit.

Kryengritësit luftojnë me forcat proqeveritare për kontroll të arteries kryesore rrugore të qytetit të rrethuar libian Misrata dhe me këtë rast arritën përparim, transmetojnë agjencitë botërore, duke iu referuar një zëdhënësi të kryengritësve.

“Luftërat ende vazhdojnë në rrugët e Misratës”, tha ai me telefon.

Sipas tij, kryengritësit kontrollojnë 50 për qind të rrugëve. Rajoni rreth portit është i qetë dhe anijet mund të ndalen”, tha zëdhënësi. Një anije turke me ndihmë humanitare sot arriti në port, ndërsa dy anije nga Katari arritën dje. Me to u evakuuan rreth 1.500 afrikanë.