Lajme Shqip Monday, 01 July 2013 11:40

Shkup – Tre vite e gjashtë muaj burg është dënimi që i ka shqiptuar Gjykata Themelore Shkup ish-kryeministrit dhe ish-ministër i Mbrojtjes, Vlado Buçkovski.

Rasti “Pjesët e tankeve” ka ngarkuar me po kaq burg edhe ish-shefin e Shtatmadhorisë së ARM-së, Meto Stamboliski, dhe nga tre vite drejtorin e MZT FOB, Nelko Menkinovski dhe Aco Gjurçevski, raporton Zhurnal.

Në komentin e parë të tij, ish-kryeministri ka cilësuar vendimin si skandaloz.

“Vazhdon praktika e gjykatësve për t’iu vardisur pushtetit. Të gjitha indikacionet nga Gjykata e Apelit çonin drejt një vendimi për lirimin tonë”, ka deklaruar Buçkovski.

Ky i fundit mori pjesë ditë më parë si themelues në promovimin e nismës politike “Aleanca për Maqedoni Pozitive”, sëbashku me gazetarin Lupço Zikov dhe biznesmenin Minço Jordanov.