Lajme Shqip Tuesday, 02 July 2013 14:01

Shkup – Tre vite burgim është dënimi që i ka caktuar Gjykata Penale priftit të dëbuar nga Kisha Ortodokse Maqedonase (KOM), Jovan Vranishkovski. 
Në seancën e sotme përfundimtare, Gjykata ka vlerësuar se Vranishkovski dhe 17 të akuzuarit e tjerë, janë fajtor për veprën penale “pastrim parash”. 
Megjithatë, trupi gjykues ka liruar nga dënimi me burg të akuzuarit e tjerë, mbështetës të Vranishkovskit, duke u caktuar dënimin “liri me kusht”. 
Vendimi i Gjykatës Penale pritet të acarojë edhe më marrëdhëniet mes Kishës Ortodokse Maqedonase dhe Kishës Ortodokse Serbe, por dhe ato politike e diplomatike ndërmjet Maqedonisë dhe Serbisë, raporton Zhurnal. 
Vranishkovski është prifti që themeloi, pas dëbimit nga KOM, dioqezën e tij, të cilën e njeh Kisha Ortodokse Serbe.