Lajme Shqip Saturday, 03 December 2011 16:15

Ankara – Tre  kryengritës kurdë u vranë natën e kaluar gjatë përleshjeve me forcat e sigurisë në juglindje të Turqisë.

Ushtria turke dje në mbrëmje filloi operacionin kundër ithtarëve të PKK-së në krahinat rurale në afërsi të Llixhas, thanë burimet e shërbimit lokal të sigurisë.

Sipas tyre, përleshja ka zgjatur rreth katër orë.

PKK-ja, të cilën BE-ja, SHBA-ja dhe Turqia e konsiderojnë organizatë terroriste, që prej vitit 1984 lufton për pavarësinë e territoreve të banuara kryesisht me popullatë kurde.

Gjatë dhunës humbën jetën mbi 45.000 persona.