Lajme Shqip Saturday, 02 April 2011 11:30

Jerusalem – Armata izraelite kumtoi se u ka shkaktuar goditje palestinezëve në Rripin e Gazës, të cilët planifikonin rrëmbime të izraelitëve.

Një zëdhënës ushtarak i Izraelit deklaroi mbrëmë vonë se nga aeroplani është gjuajtur “ndaj grupit terrorist të Hamasit, i cili planifikon rrëmbime”. Ato duhej të kryheshin gjatë Pashas hebraike, e cila është këtë muaj, në Izrael dhe në pushimoret egjiptiane ndërmjet gadishullit të Sinaiti.

Zëdhënësi i Ministrisë të Shëndetësisë të Gazës tha se janë vrarë tre persona. Sulmi është shkaktuar ndaj një automobili, i cili qarkullonte nga Kan Junisi për në kampin Deir al Balah, pohojnë dëshmitarët okularë.