Lajme Shqip Sunday, 07 August 2011 12:21

Londër – Në pjesën veriore të Londrës gjatë natës së kaluar shpërthyen trazira për shkak të vrasjes së një banori lokal, të plagosur para disa ditësh nga ana e policisë.

Në trazira janë lënduar të paktën tetë policë, ndërsa janë konfiskuar dy automjete zyrtare, transmetojnë mediat britanike.

Një polic ka marrë lëndime të rënda në pjesën e kokës, ndërsa forcat policore sot po përpiqen sërish të vendosin rend në rrugët në kryeqytetin e Britanisë së Madhe.

Trazirat shpërthyen pasi që rreth 200 persona gjatë mbrëmjes u mblodhën në afërsi të stacionit policor në Totenhem me qëllim që të shfaqin protestë për shkak të vdekjes së një djaloshit 29-vjeçar, të plagosur nga ana e policisë të enjten.