Lajme Shqip Monday, 18 April 2011 18:14

Sana – Të paktën 88 persona janë lënduar sot në përleshjet në qytetin jemen Hudeida, pasi policët civilë kanë shtënë mbi demonstruesit, ndërsa ata i janë përgjigjur sulmeve, duke goditur me gurë, kumtuan agjencitë botërore, duke iu referuar dëshmitarëve dhe burimeve mjekësore.

Policë civil, të armatosur me pistoleta, shkopinj dhe gurë, sulmuan mijëra demonstrues në qytetin port në bregun e Detit të Kuq, ku veçmë disa javë ka demonstrues me kërkesë për tërheqjen e presidentit, Ali Abdula Saleh.

Fillimisht janë lënduar 15 persona, pas çka demonstruesit janë tërhequr dhe rrugët u zbrazën. Më vonë, megjithatë, shpërthyen përleshje të reja, pas çka policia përdori gaz lotsjellës dhe hapi zjarr mbi demonstruesit.

Demonstruesit dolën nga kampi i tyre dhe u nisën drejt rrugës kryesore në Hudeida.

Pas ripërtëritjes së përleshjeve, janë qëlluar pesë persona, ndërsa 68 janë lënduar nga therrje.