Lajme Shqip Tuesday, 01 May 2012 10:01

Një traget me 300 persona në bord u mbyt në lumin Brahmaputra në shtetin e Assamit në Indi. Sipas burimeve të para të policisë  raportohet se deri më tani janë shpëtuar vetëm 50 udhëtarë. Rreth 103 persona janë konfirmuar të vdekur dhe rreth njëqind të zhdukur .

Ekipet e shpëtimet janë në garë kundër kohës. Sipas policisë, trageti është përmbysur për shkak të erërave të forta dhe shiut. Zona ku ndodhi aksidenti ndodhet rreth 350 kilometra në perëndim të kryeqytetit Gauhati.

Në vendngjarje përveç forcave të policisë u dërguan edhe mjetet e emergjencës si dhe forcat ushtarake. (LajmeShqip.com)