Lajme Shqip Monday, 06 February 2012 19:18

Sofje  – Nga vërshimi, që u shkaktua nga rrëzimi i digës në jug të Bullgarisë, jetën e humbën së paku tetë persona, përderisa mbi 10 të tjerë llogariten të zhdukur, kumtuan sot autoritetet bullgare.

Pasi që diga u rrëzua, një valë e lartë mbi 2,5 metra e vërshoi fshatin Biser, në afërsi të kufirit me Greqinë.

Personat zyrtarë paraprakisht sot kumtuan se kanë gjetur trupat e tre burrave të moshuar.

Shqetësim shkaktojnë edhe dy diga në këtë rajon, të cilave u kanoset kolapsi, kështu që popullata e lagjeve të afërta është paralajmëruar që të përgatitt për evakuim, transmetojnë agjencitë.

Në pjesën më të madhe të Bullgarisë jugore, prë shkak të reshjeve të mëdha është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

Bullgaria i paralajmëroi Greqinë dhe Turqinë nga rreziku i derdhjes së lumenjve Arda dhe Marica.