Lajme Shqip Wednesday, 23 March 2011 14:06

Tokio – Në tërmetin dhe cunamin që e goditën Japoninë humbën jetën më shumë se 9.300 persona, ndërsa rreth 13.800 evidentohen si të zhdukur.

Zëdhënësi i policisë i njërës nga prefekturat më të goditura, Miagi deklaroi se numri i viktimave me siguri do të jetë mbi 15.000 persona vetëm në atë njësi administrative.

Policia konfirmoi se deri më tani janë hetuar 9.301 trupa, ndërsa 13.786 persona evidentohen si të zhdukur.

Policia japoneze supozon se numri i viktimave nga katastrofa natyrore do të jetë më shumë se 18.000 persona.