Lajme Shqip Friday, 02 December 2011 09:30

Tokio – Deri në shtator të vitit 2012 Toshiba do t’i mbyllë tre fabrikat për gjysmëpërçues në Japoni. Ajo njëkohësisht planifikon konsolidim të proçesit operativ në tre fabrikat e tjera për mikroçipe, pasi prodhimi i tyre mbetet gjithnjë më i shtrenjtë për shkak të kursit të rritur të jenit.

Kompania do t’i mbyllë fabrikat në Fukoka, Sixhoki dhe Çibi në të cilat prodhohen gjysmëpërçues diskret.

Të punësuarit nga fabrikat e tilla do të sistemohen në objekte të tjera prodhuese, ndërsa 500 do të largohen nga puna për shkak të prodhimit të zvogëluar të pllakave gjysmëpërçuese.