Lajme Shqip Thursday, 07 April 2011 19:32

Tokio – Tërmet me magnitudë prej 7. 4 ballë sot përsëri e goditi Japoninë, transmetuan agjencitë botërore.

Epiqendra e tërmetit të fuqishëm është në thellësi prej 40 kilometra nën fundin e Oqeanit të Qetë, në rreth 100 kilometra nga bregdeti i prefekturës verilindore, Mijagi.

Nuk ka të dhëna për të pësuar dhe dëm të shkaktuar material nga tërmeti, që është regjistruar në orën 23:32 sipas kohës lokale (ora 16:32 sipas kohës së mesme evropiane).

Autoritetet japoneze, megjithatë, dhanë paralajmërim për cunami nëpër tërë bregdetin e Oqeanit Paqësor të vendit, që në prefekturën Mijagi mund të arrijë lartësi deri në dy metra.

Njerëzve, të cilët jetojnë në bregdet, autoritetet i urdhëruan të evakuohen në vende më të larta.

Rajonet në Japoninë verilindore, që pritet të goditen nga valët, veçmë janë shkatërruar më 11 mars nga tërmeti me magnitudë prej 9 ballë sipas Rihterit dhe nga cunami i shkaktuar nga ai.

Tërmeti i fuqishëm është ndjerë në shumë prefektura në pjesën veriore dhe qendrore të ishullit kryesor japonez Honshu. Ndërtesat në Tokio, në rreth 345 kilometra nga epiqendra e tërmetit, u lëkundën në kohëzgjatje prej rreth një minutë.

Asnjë elektrocentral bërthamor japonez nuk është prekur nga tërmeti i sotëm, siguron Agjencia kombëtare për siguri bërthamore dhe industriale.