Lajme Shqip Friday, 08 April 2011 06:31

Tokio – Tre persona humbën jetën dhe rreth një mijë janë lënduar në tërmetin me intensitet prej 7,4 ballë sipas shkallës së Riterit, i cili dje e goditi pjesën verilindore të Japonisë.

Viktimat janë një grua 63 vjeçare nga prefektura Jamagata dhe dy burra në moshën 79 dhe 85 vjeçare në prefekturën Mijagi.

Tërmeti ishte regjistruar në orën 22:32 sipas kohës lokale me epiqendër në Oqeani Paqësor, 66 km në lindje të qytetit Sendai në prefekturën Mijagi.