Tokio – Operatori i centralit të dëmtuar bërthamor, Fukushima Daiçi, ka thënë se pret që krizën ta vë nën kontroll deri në fund të vitit.
Kompania TEPKO ka njoftuar se synon reduktimin e rrjedhjes së radioaktivitetit në tre muaj dhe ftohjen e reaktorëve brenda nëntë muajve.
TEPKO ka njoftuar se planifikon gjithashtu mbulimin e centralit, i cili është goditur nga një tërmet i fuqishëm dhe cunami më 11 mars, transmeton BBC.
Rreth 14 mijë persona kanë vdekur dhe 14 mijë të tjerë konsiderohen të zhdukur.
Ndërkohë, Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, ka deklaruar gjatë një vizite të shkurtër në Japoni se beson se vendi do të dalë më i fuqishëm nga kriza më e rëndë që nga Lufta e Dytë Botërore.
SHBA-ja ka premtuar dërgimin e anijeve dhe aeroplanëve, si dhe të 20 mijë trupave për të ndihmuar përpjekjet e shpëtimit.