Lajme Shqip Friday, 15 April 2011 09:41

Tokio – Kompania “Tokio elektrik pauer” (TEPKO), e cila ekonomizon me centralin e dëmtuar bërthamor “Fukushima 1”, kumtoi sot se dëmshpërblimet e para të cilat do t’i paguajë do të kenë vlerë rreth 599 milionë dollarë.

Kompensim do të marrin 50.000 familje në tonën e evakuuar, në largësi deri në  20 kilometra rreth centralit, dhe banorët e rajoneve deri në 30 kilometra të cilëve iu ishte bërë thirrje që të qëndrojnë të mbyllur në shtëpitë e tyre.

Kryetari i TEPKO-s Masataka Shimizu nuk mundi të tregojë se çfarë dëmshpërblimi kompania do të duhet të paguajë deri në fund.

Qeveria japoneze paraprakisht i urdhëroi operatorit të Tokios t’i paguajë nga 12.000 dollarë secilës familje e cila është dashur të zhvendosej nga kjo zonë. Disa banorë, megjithatë, konsiderojnë se ajo nuk do të jetë e mjaftueshme.

Disa dhjetëra mijë banorë mbetën pa mjete për jetë dhe pronë dhe pa mundësi që të kthehen në shtëpitë e tyre, ndërsa në vendstrehime edhe më tej jetojnë pothuajse 140.000 njerëz.

Zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë Hiroaki Vada deklaroi se TEPKO do ta paguajë dëmshpërblimin sa më shpejtë të jetë e mundur.