Lajme Shqip Monday, 04 July 2011 10:32

Tokio – Sasi të mëdha të llojit të rrallë të mineraleve janë zbuluar në fund të Oqeanit Paqësor, shkruan gazeta ekonomike japoneze “Nikej”.

Sipas gazetës, e cila i kumtoi konkludimet nga hulumtimi i zbatuar nga një grup i shkencëtarëve japonezë, rezervat vlerësohen në njëqind miliardë tonë, që është rreth mijëra herë më tepër se sasitë e regjistruara në tokë.

Supozohet se mineralet ndodhen në thellësi prej 3. 500 deri në gjashtë mijë metra dhe se përfshijnë sipërfaqe prej mbi 11 milionë metra katrorë.

Kina, prej ku vijnë 97 për qind e dërgesave të këtyre mineraleve të rralla në botë, është tregtari kryesor me këto derivate, të cilat shfrytëzohen në elektronikën e teknologjisë së lartë, manjetet dhe bateritë.

Hulumtimi i shkencëtarëve japonezë do të publikohet sot në botimin on-line të revistës shkencore britanike “Nejçër xhiosajëns”.