Lajme Shqip Monday, 18 April 2011 09:35

Tokio – Pesë nxënës të shkollës fillore kanë humbur jetën në Japoni pasi që mbi ta është përplasur një kamion në qytetin Kanuma në prefekturën Toçigi.

Shoferi i kamionit një njeri 26-vjeçar është arrestuar. Ai ka kaluar në korsinë e kundërt dhe është përplasur me grupin e fëmijëve, të cilët kanë qenë duke shkuar në shkollë. Kanë vdekur katër djem dhe një vajzë, ndërsa një djal ka pësuar me lëndime të rënda.

Fëmijët e vdekur kanë qenë mes nëntë dhe 11 vjeç, kumtoi policia.