Lajme Shqip Monday, 18 April 2011 09:22

Tokio – Numri i viktimave nga tërmeti katastrofik në Japoni dhe valët e cunamit tejkaluan 13.800 njerëz, tregojnë të dhënat më të reja të shpallura nga autoritetet lokale.

Viktimat janë nga gjithsej 12 prefektura japoneze. Si të zhdukur llogariten 14.129 persona, ndërsa të plagosur janë rreth 5.000 qytetarë.

Sipas autoriteteve 96 për qind e të vdekurve janë viktima të valëve të cunamit, e jo nga tërmeti i cili ishte me intensitet prej nëntë ballëve sipas Rihterit.

Vazhdon hetimi pas trupave të pajetë në zonën për evakuim rreth centralit të dëmtuar bërthamor “Fukushima 1”. Konstatohet se këtu mund të gjenden një mijë trupa.

Sipas vlerësimeve të fundit tërmeti dhe cunami kanë shkaktuar dëme në Japoni në vlerë prej 308 miliardë dollarëve. Vetëm dëmi i bërthamores “Fukushima 1” tani për tani llogaritet në 133 miliardë dollarë.