Lajme Shqip Thursday, 21 April 2011 05:48

Tokio – Kryeministri i Japonisë, Naoto Kan bëri të ditur se Qeveria ka marrë vendim për vendosjen e kufizimeve të rrepta për qasje në rajonin prej 20km. rreth ECB të dëmtuar Fukushima-1.

Kan e deklaroi këtë pas vizitës në prefekturën Fukushima. Parashikohet që të gjithë banorët në rajon të evakuohen.

Janë paraparë masa të rrepta për qasje deri te zona e ndaluar. Qëllimi është që të ulet rreziku nga ekspozimi në radiacion dhe të parandalohen plaçkitjet nga shtëpitë e zbrazura.

Pothuajse 80 mijë banorë nga rajoni rreth ECB, u evakuan më 12 mars, një ditë pas tërmetit katastrofik në të cilin u shkaktua dëmtimi i Fukushima-1. Një pjesë e banorëve kanë filluar të kthehen.

Prej nesër çdo përpjekjeje për hyrje në zonë do të dënohet. Për banorët të cilët dëshirojnë që për një kohë të shkurtër të kthehen në shtëpi do të organizohen autobus specialë. Do të lejohet që të qëndroj vetëm një anëtar i familjes më së shumti dy orë. Gjatë lëshimit të zonës çdo njeri t’i nënshtrohet kontrollit të plotë.