Lajme Shqip Friday, 25 September 2015 12:30

Të çmendurit nga Shteti Islamik janë duke planifikuar për një “tsunami nuklear”, me të cilin kanë për të shfarosur miliona njerëz nga sipërfaqja e tokës duke shkaktuar holokaustin më të madh religjioz që ka parë bota ndonjëherë.

Ky lajm tronditës vjen nga gazetari gjerman i cili është reporteri i vetëm i cili kishte qenë i lejuar të operoj me ISIS dhe të arratiset nga ta pa asnjë lëndim, transmeton lajmi.net.

Jurgen Todenhofer, 75 vjeçar, ish pjesëtar i partisë së Merkelit, ishte bërë reporter në vitin 2000 dhe kishte specializuar për raportim lufte.

Ai kishte përjetuar 10 ditë të tmerrshme në vijën e frontit të ISIS-it, duke ju shmangur plumbave dhe kërcënimeve me vdekje, ndërkohë që ishte vozitur nga tradhtari i Mbretërisë së Bashkuar, Mohammed Emwazi, i njohur si “Jihadi John”.

Këto konkluzione të Todenhofer janë të detajuara në librin e quajtur “Brenda ISIS-it – 10 ditë në Shtetin Islamik”.

Ai beson se vendet Perëndimore nuk mund ta mposhtin ushtarakisht Kalifatin e vetë-shkruajtur nga ISIS dhe thotë se, “Terroristët janë duke planifikuar të vrasin me qindra miliona njerëz. Vendet Perëndimore janë duke e nënvlerësuar fuqinë e ISIS-it”.

Ai thotë se pjesëtarët e ISIS kanë ambicie të mëdha për të siguruar armë atomike dhe i vlerëson ato si “parapërgatitje për tsunamin nuklear religjioz më të madh në histori”.

Kritikët thonë se 75 vjeçari Todenhofer, ishte lejuar të punoj aq afër ISIS-it vetëm për shkak të reputacionit të tij si kritik i zhurmshëm i politikës së SHBA-së në Irak dhe Afganistan.

Por ai kishte thënë se “Ky projekt ishte kundërshtuar nga familja ime për 7 muaj me radhë. Djali im në fund kishte vendosur të më shoqëroj mua kundër dëshirës sime. Ai dëshironte të më mbronte dhe ai kishte xhiruar atje.”

Ai kishte arritur të kontaktoj me familjen vetëm një herë, nga një internet kafe në ditën e 3-të që kishin arritur atje, por celularët e tyre pastaj i kishin marrë kryefamiljarët e shtëpisë në të cilën po qëndronin.

Todenhofer kishte thënë se “Familja ime 7 ditë nuk kishte dëgjuar asgjë për neve. Ishte shumë e vështirë për vajzat e mia.”

Todenhofer kishte shtuar se ky udhëtim ishte bërë i mundur si pasojë e negociatave të vazhdueshme për muaj të tërë me Kalifatin, përmes Skype-s.

Sa i përket përshtypjeve të tij ai thotë se “ata janë shumë më të fortë sesa ne besojmë”.

“Ata tani e kanë nën kontroll një pjesë të tokës e cila është më e madhe se Mbretëria e Bashkuar dhe janë të mbështetur nga një entuziazëm i mahnitshëm, të cilin asnjëherë nuk e kam hasur në ndonjë zonë lufte.”

“Çdo ditë qindra luftëtarë nga e mbarë bota vijnë për tu bërë pjesë e tyre”.

“Prerjet e kokave janë themeluar si strategji me të cilën dëshironin të përhapnin frikën dhe terrorin brenda armiqve të tyre”.

“Ata janë të vrazhdë dhe janë armiqtë më të rrezikshëm që i kam hasur në jetën time”.

“Unë nuk e shoh dikë që ka gjasa ti ndaloj ata. Vetëm arabët mund ta ndalojnë Shtetin Islamik”.