Lajme Shqip Monday, 28 March 2011 12:57

Tripoli – Sipas raportit të gazetarit David Kirkpatrick, “një grua libaneze iu drejtua hotelit i cili strehonte shtypin e huaj në Tripoli, në mëngjesin e së shtunës, me qëllim që t’ju rrëfejë gazetareve, se ajo ishe dhunuar dhe rrahur nga pjesëtarët e ushtrisë së kolonelit Muammar Gadadafi. Pas përleshjes, gati një orë për të rezistuar largimin e saj nga forcat e sigurisë së kolonel Gaddafit, ajo ishe tërhequr zvarrë nga hoteli duke bërtitur”.

Tekstit i është bashkuar edhe videoja dramatike lidhur me incidentin e bërë nga Channel 4 News e Britanisë, korrespondenti i të cilit, Jonathan Miller, po ashtu mundohej ta dëgjonte storjen e gruas.

Miller raportoi: “Personalisht pashë kamerierin dhe kamerieren duke ngritur thikën në mënyrë që ta ndalojnë gruan të flasë”.

Më vonë ai tha për “The Guardian”: Ishte ndjenjë dëshpëruese e dështimit tonë për t’i parandaluar banditet që ta largojnë atë… Nuk kishim mundësi të bënim më shumë, pasi haptas ishim të kërcënuar me forcë të konsiderueshme fizike”.

“Javën e kaluar, kolegu ynë, përshkroi në detaje jetën thuajse gjysmë të burguar në Hotelin Rixos të më shumë se 100 gazetarëve të huaj, të cilët ishin ftuar nga qeveria e Gaddafit dhe të detyruar të punojnë nën restrikcione (ndalesa) të rrepta, pas shtypjes së demonstratave në Tripoli.

Kikpatrick dërgoi detaje shtesë rreth përpjekjes së gruas libaneze për ta treguar ngjarjen e saj gazetareve në hotel:

“Ajo u paraqit në recepcionin e hotelit tonë duke kërkuar posaçërisht gazetarët e Reuters dhe të New York Times. Moises Saman, fotografisti që punonte për Times këtu vrapoi të më thërriste dhe ta merrte kamerën e tij. Deri sa unë zbrita në dhomën e ngrënies, Michael Georgy, nga Reuters, arriti, të bisedojë shkurtazi me të.

Charles Clover nga “The Financial Times” — një djalosh goxha i madh dhe i ri fizikisht, i ndërtuar si lojtarët e ragbit — mundohej të ndërhynte në mes të saj dhe forcave të sigurisë, duke munduar ta tërheqë atë. Në një moment roja e sigurisë luftoi me Clover për ta marrë iPhone që e kishte shfrytëzuar ai për ta incizuar bisedën e saj — ishte hedhur në dysheme dhe Borzou Daragahi nga “Los Angeles Times” e grabiti për ta siguruar ate tek djaloshi muskulor i sigurisë së BBC-së. Djaloshi nga siguria e CNN luftonte ta mbante kamerën ose mikrofonin të cilin mundoheshin ta merrnin anëtarët e Qeverisë së Libisë ose sigurimi i hotelit.

Zyrtarët e qeverisë e nxorën atë nga dera e pasme në kopsht dhe ë tërhoqën zarrq në mënyrë që mos ta shohim. Prandaj, unë dhe disa të tjerë vrapuam që ta shohim më mirë dhe ta përcjellim atë. Një grua në kopsht, e cila dukej si menaxhere e hotelit i ndihmonte me mbulesën (shaminë) e  flokëve dhe mundohej ta qetësonte gruan. Por, ajo nuk dëshironte të shkonte e qetë. Ajo fliste kryesisht arabisht, por, për një moment ajo u mundua të na thoshte në anglisht: “15 burra kanë fjetur me mua”.

Njerëzit që flisnin arabisht rreth meje thanë që ajo në arabisht kishte thënë: “15 burra më dhunuan”.

Pasi ajo shkoi, ne të gjithë së bashku iu drejtuam Nic Robertson nga CNN, një korrespondent i matur dhe përgjegjës, të cilin unë e njoh si të respektuar nga libanezët, që në emër të shtypit të pyes nëse neve na lejohet ta shohim prapë gruan për ta kuptuar nëse është mirë dhe e sigurt. Unë shkova me të. Zyrtarët e shtypit të qeverisë thanë që nuk e dinin se kush e mori atë dhe se duhej ta pyesnim stafin hotelit. Stafi i hotelit tha se as ata nuk e dinin.

Pas një tollovie në një konferencë për shtyp me zv/ministrin e Jashtëm, Musa Ibrahim, zëdhënësi i qeverisë tha që ai kishte biseduar me oficerët e policisë, të cilët e kishin nën përkujdesje. Edhe pse ai përpara e kishte vënë në pyetje dëshminë e saj, ai tha se tani dukej se ishte rast dhunimi, një rast standard kriminalistik nën hetime. Dhe na siguroi se do të na njoftonte lidhur me gjendjen e saj.

Ne nuk jemi avokatët e saj, si na përkujtoi zv/ministri i Jashtëm. Dhe ne nuk jemi punëtorë për të drejtat e njeriut. Nikoqiri ynë libanez na pyeti se a jemi ashtu të prekur edhe me rastin e libanezëve të mbytur nga sulmet ajrore të aleatëve. Natyrisht se jemi, qofshin ata civilë apo jo.

Ishte e qartë se gruaja ishte në agoni të dukshme. Ajo ishte duke kërkuar vend të shenjtë. Dhe për ta treguar ngjarjen e saj ajo kërkoi gazetën tonë.