Lajme Shqip Tuesday, 29 November 2011 18:43

Kiev- Eshtë përkeqësuar gjendja shëndetësore e ish-kryeministres ukrainase, Julia Timoshenko, e cila ndodhet në burgun hetues në Kiev, deklaroi sot avokati i saj, i cituar nga mediat ruse. Sipas juristit Serhij Vlasenko, klientja e tij ndjehet shumë keq, pasi që plot 24 orë nuk ka marrë ndihmë mjekësore edhe krahas premtimeve të presidentit, Viktor Janukoviç se do t’i ofrohet ndihma e tillë. “Prej kohës në kohë ajo ndjen marramendje, nga hunda i del gjak”, deklaroi Vlasenko.

Presidenti ukrainas deklaroi dje se organeve kompetente u ka urdhëruar që ta sigurojnë mjekimin e domosdoshëm dhe hulumtimet mjekësore të Timoshenkos. Timoshenko ishte dënuar me shtatë vjet burg sipas aktakuzës për keqpërdorim të pushtetit, por u ankua ndaj aktvendimit dhe pret gjykimin e ardhshëm. (LajmeShqip.com)