Lajme Shqip Sunday, 02 December 2012 15:56

Shkup – Portali “Ohrid Sky” nga agjenci të huaja të sigurisë merr vesh se instalimet e vjetra serbe në Shkup po aktivizohen tërësisht për të shkaktuar problem ndëretnike në Maqedoni.

Sipas këtij portal, “këto struktura marrin dhe shfrytëzojnë logjistikë nga pushteti, nga njerëz të afërt me VMRO-DPMNE-në që kanë për qëllim përkeqësimin e tensioneve ndëretnike, federalizim dhe ndarje të Maqedonisë, me çka do të vihej në pikëpyetje edhe ekzistimi, i Kosovës dhe Bosnjës”.

“Pjesa e tifozëve përmes relacioneve me KOS, Cërvena Zvezda dhe Partizanit, foletë e vjetra të UDB-ashëve do të jenë organizatorët e rrahjeve dhe përleshjeve. Qëllimi është të krijohet skenari i Bosnjës”, shkruan “Ohrid Sky”, i cili bën thirrje për syçeltësi në Maqedoni.(Telegrafi)