Lajme Shqip Thursday, 08 March 2012 15:32

Londër- Dakordimi i Serbisë ta heq bllokimin e Kosovës, që e kishte vendosur që të parandalojë shtetin e ri ballkanik të përfaqësohet si i pavarur në konferencat ndërkombëtare  dhe rajonale, i ndihmoi Beogradit ta marrë statusin e vendit-kandidat për anëtarësim në BE, shkruan “The Economist”.

Marrëveshja mes Prishtinës dhe Beogradit, ishte arritur pas negociatave njëvjetore, të udhëhequra nën sponsorimin e BE-së  dhe ai erdhi në momentin e fundit, por mjaftueshëm që të mundësojë hapjen  e rrugës së Serbisë drejt Brukselit, që në samitin paraprak të Unionit, në dhjetor, mbeti i mbyllur, njoftoi korrespondenti i MIA-s  nga Londra.

Në atë samit nga Beogradi ishte kërkuar që të arrijë marrëveshje me Kosovën, që të mundet ky vend të marrë pjesë në konferencat në botë, në të cilat merr pjesë edhe Serbia, por e pavarur, si të gjitha pjesëmarrëset tjera.

Marrëveshja ështe arritur, pasi dy palët u dakorduan me zgjidhje kompromisi. Marrëveshja parashikon krahas emrit të Kosovës të qëndron ylli, që duhet të udhëzojë në fusnotën e cila përkujton Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurisë së KB-së. Me atë është shënuar fundi i luftës në Kosovë në vitin 1999 dhe iu dha juridisksionit të KB-së mbi territorin e Kosovës, ndërsa Serbia dëshiron të përkujtojë se me Rezolutën nuk parashikohet Kosovë e pavarur.

Por ylli dhe fusnota përkujtojnë edhe në aktgjykimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë nga Haga, nga korriku i vitit 2010, me të cilën gjykohet se deklarata kosovare për pavarësi, nuk është e paligjshme.

Sipas javores londineze, bëhet fjalë për formulim të mençur, edhe pse në realitet situatat janë të atilla që ajo praktikisht është e panevojshme.

Rezoluta 1244 tani më është e vdekur dhe fusnota ekziston vetëm që të shpëtohet faqja e Serbisë, ndërsa insistimi i legalizimit të deklaratës për pavarësi është i panevojshëm, sepse tashmë 88 shtete të botës e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur.

Marrëveshja e arritur mes Prishtinës dhe Beogradit, megjithatë, e heq bllokimin, kështu që ministrat kosovarë nuk janë më të detyruar të shoqërohen me  funksionarë të KB-së, ndërsa pajtimi i Serbisë të ulet në tryezë të njëjtë me Kosovën, do të mundësojë që këtë ta pranonin edhe pesë vendete e BE-së që nuk e pranojnë pavarësinë e Republikës së Kosovës, përfundon “The Economist”. (LajmeShqip.com)