Lajme Shqip Tuesday, 20 March 2012 16:00

Shkup-Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe lideri i PDSH-së në Maqedoni, Menduh Thaçi po punojnë në interes të linjave të politikave të Athinës dhe Sofjes për mohimin e identitetit maqedonas dhe ndarjen e Ballkanit. Keshtu shkruan e gazeta “Dnevnik” në Shkup, e cila i referohet deklarateve te fundit te dy lidereve shqiptare.

Pak ditë më parë lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi tha se maqedonasit janë krijesë artificiale dhe Maqedonia një shtet eksperimental. Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi pati thene javen e kaluar se se shqiptarët do të jetojnë në një shtet në rast të ndryshimit të kufijve në Ballkan.

“Qëndrimet e këtyre dy politikanëve shqiptarë shkojnë në favor të politikës greke dhe bullgare ndaj Maqedonisë, sidomos rreth çështjeve të identitetit dhe të emrit. Këto deklarata janë një bombë e kurdisur për Maqedoninë në prag të Samitit të NATO-s në Çikago. Tezat e tilla shpeshherë jane perdorur nga mediat dhe politika greke dhe bullgare.” thekson gazeta.

Dnevnik citon analistin Jovan Donev sipas te cilit deklaratat e Menduh Thaçit nuk janë për tu çuditur pasi që nga Samiti i kaluar i NATO-s me deklaratat e tij i korrespondojne qendrimeve te politikes greke.

Analistja Biljana Vankovska theksoi se deklaratat e Hashim Thaçit janë vetëm një porosi për Beogradin dhe Bashkësinë ndërkombëtare se të mos vij deri tek ndarja e Kosovës. Ndërkohë analisti shqiptar Ibrahim Mehmeti thotë se Maqedonia dhe çdo shtet tjetër është po aq e vërtetë sa qytetarët e saj janë të gatshme për të ndërtuar institucionet dhe pozitën e saj në rajon dhe më gjerë. (INA)