Lajme Shqip Sunday, 22 May 2011 08:38

Tetovë – Në periferi të fshatit Miletinë të Tetovës, në rrugën rajonale Tetovë -Volkovi, policia ka zbuluar një bunker të fshehur me armë dhe municion. MPB-ja ka bërë të ditur se nga analizat paraprake armët dyshohet të jenë të fshehura nga periudha e pas-konfliktit të vitit 2001 dhe se ato janë identifikuar pas një thirrje anonime nga një qytetar i panjohur, në adresë të kësaj ministrie. Sipas policisë, janë gjetur 21 copë raketahedhës RPG të prodhimit kinez, mina M-57 për raketahedhës, mina antitank, detonator metali të prodhimit shqiptar, bomba kashikara, si dhe municion të armëve të lehta. Shumica e armëve ishin të dëmtuara dhe jofunksionale. SPB në Tetovë ka ndërmarrë të gjitha masat për të zbuluar hollësi lidhur me armët e gjetura.