Lajme Shqip Saturday, 26 March 2011 14:15

Paris – Tetë persona janë lënduar, prej të cilëve tre zjarrfikës më rëndë, gjatë shpërthimit të gazit, që ndodhi në një ndërtesë në Paris.

Zjarri i cili ka shpërthyer herët në mëngjes në bodrumin e një ndërtese është vënë nën kontroll, me ç’rast njëmbëdhjetë persona janë evakuuar në mënyrë parandaluese.

Zjarri është paraqitur nga një banore e ndërtesës në përdhesën e së cilës ka klub nate. Vetëm disa minuta pas ardhjes së ekipeve të zjarrfikësve erdhi deri te shpërthimi i gazit, në të cilin tetë persona janë lënduar, prej të cilëve tre zjarrfikës më rëndë.