Lajme Shqip Monday, 07 November 2011 10:45

Terroristi ndërkombëtar Karlos për herë të parë e mori përgjegjësinë për qindra sulme, në të cilat humbën jetën midis 1.500 dhe 2.000 personave.

Karakas – Terroristi venezuelas Karlos, i cili sot sërish do të dalë para gjykatës në Francë, në një intervistë për gazetën e Venezuelës “Nasional” për herë të parë e mori përgjegjësinë për qindra sulme, në të cilat humbën jetën midis 1.500 dhe 2.000 persona, transmetuan mediat franceze.

Në pyetjen e gazetës se sa viktima civile ka në sulmet e tij terroriste, Karlos emri i të cilit është Iliç Ramirez Sançes, u përgjigj se ata janë shumë pak.

“Sipas llogarive të mia, viktimat civile janë jo më shumë se 10 për qind nga numri i përgjithshëm. Midis 1.500 dhe 2.000 personave të vrarë viktimat civile janë jo më shumë se 200”, deklaroi ai në një intervistë, të dhënë përmes telefonit nga burgu në Francë më 27 dhe 28 tetor.

Aktet kryesore terroriste, për të cilat Karlos është i dyshuar si organizator, janë kryer në periudhën prej fundit të vitit 1973 deri në fillim të vitit 1984. Në to e humbën jetën të paktën 20 persona, theksojnë mediat franceze.

Deri më tani, ai mori përgjegjësinë vetëm për rrëmbimin e 70 të strehuarve në centralin OPEK në Vjenë në muajin dhjetor të vitit 1975, ku humbën jetën tre persona.

Ky 62 vjeçar i Venezuelës për “Nasional” deklaroi se nën koordinimin e tij janë kryer mbi 100 sulme terroriste.

Karlos pranoi se ka lejuar disa gabime të vogla dhe krahasohet me presidentin kubanes Fidel Kastro. I bindur se do të lirohet  nga burgu, Karlos deklaroi se do të inkuadrohet në qeverinë e presidentit të Venezuelës Hugo Çavez.

Karlos është në burg prej vitit 1994. gjatë vitit 1997 është gjykuar me burgim të përjetshëm për vrasje në Paris në vitin 1975 të dy policëve dhe të një informatori.