Lajme Shqip Tuesday, 05 April 2011 17:03

Nju-Jork – Terroristëve, të cilët janë përgjegjës për sulmin mbi Qendrën tregtare botërore në Nju-Jork më 11 shtator të vitit 2001, do t’u ndahet burgu i Guantenamos, e jo gjykata civile.

Para gjykatës në Guantenamo do të dërgohet Halid Sheik Muhamed, i cili konsiderohet për organizator të sulmeve, si edhe katër persona të cilët janë të dyshimtë për pjesëmarrje në komplotin, ku humbën jetën pothuaj 3.000 persona.

“Thjeshtë nuk mund të lejojmë që fillimi i  gjykimit të anulohet në mënyrë plotësuese”, deklaroi prokurori  publik shtetëror i SHBA-së, Erik Holder.

Ky është ndryshim drastik i qëndrimit, pasi paraprakisht Holder deklaroi se terroristët do të dërgohen para gjykatave civile. Prokurori publik shtetëror  i SHBA-së për zhvillimin e tillë të ngjarjeve e akuzoi shumicën republikane në Kongres, e cila i kundërshtohet gjykimeve për sulmet mbi Qendrën tregtare botërore para gjykatave qytetare.

“Ministria e Drejtësisë përgatiti rast të fuqishëm kundër Muhamedit dhe ndihmësve të tij”, deklaroi Holder, i cili nuk e hodhi poshtë mundësinë që të kërkohet edhe dënim me vdekje.