Lajme Shqip Wednesday, 30 November 2011 13:22

Terror në Stamboll ndërsa një burrë me kombësi libiane, i vendosur në pallatin Topkapi në zemër të qytetit turk, dhe i armatosur me pushkë shotgun hapi zjarr kundër turistëve duke plagosur të paktën 3 persona. Lajmi u konfirmua nga Cnn Turk i cili shfaqi edhe imazhet nga momenti i të shtënave që alarmuan autoritetet turke.Pas disa minutash panik, forcat e sigurisë turke kanë mundur të vrasin agresorin. Agjencia shtetërore e lajmeve “Anadoll” deklaroi se mes të plagosurve është një roje private dhe një ushtar të cilët ndodheshin në kompleksin turistik. Pallati që i takon epokës otomane është një prej vendeve më tërheqëse për turistët në Stamboll. Sipas disa dëshmitarëve burri arriti të futet në pallat, ndërsa bërtiste “Allah akbar” (Zoti është i madh), përpara se të hapte zjarr. (LajmeShqip.com)