Lajme Shqip Saturday, 16 April 2011 09:27

Tokio – Një tërmet me intensitet prej 5,8 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur Japoninë ndërsa goditja është ndier edhe në Tokio, ka kumtuar Instituti amerikan për Gjeofizikë.

 

Epiqendra e tërmetit më të ri ka qenë 83 kilometra në veri të kryeqytetit dhe në thellësi prej 20 kilometrave.

 

Operatori i Elektroenergjisë së Tokios (TEPKO) ka kumtuar se tërmeti nuk e ka penguar punën e ekipit i cili natë e ditë po ftoh reaktorët e centraleve bërthamore të dëmtuara gjatë tërmeti të 11 marsit.

 

Pas këtij tërmeti 9 ballësh, Japoninë e kanë goditur qindra tërmete e janë regjistruar më shumë se 400 tërmete me madhësi mbi 5 ballë.shk/11:28