Lajme Shqip Saturday, 26 March 2011 14:06

Bangkok – Nga tërmeti, i cili të enjten e goditi qytetin Mianmar, deri tani 74 persona e kanë humbur jetën, ndërsa 111 janë lënduar, kumtoi televizioni shtetëror.

Nga katastrofa natyrore, janë shkatërruar më shumë se 400 shtëpi, 14 manastire dhe nëntë ndërtesa qeveritare. Në rajonet e goditura po kryhen operacione të shpëtimit, me qëllim që të gjenden të mbijetuar.

Tërmeti me intensitet prej 6,8 ballë sipas shkallës së Rihterit është ndjerë edhe në Kinë.